Festivali i Festave të Nëntorit në Klos/ Organizohen aktivitete të ndryshme nga ana e bashkisë

0



Në kuadër të Festave të 28 – 29 Nëntorit, Bashkia Klos organizoi një aktivitet festiv këtë të shtunë në qendër të qytetit. Aktiviteti artistik i cili u mbajt edhe pse kushtet atmosferike ishin të papërshtatshme, i dha gjallëri qytetit Klos për dy orë me radhë. I titulluar “Festivali i festave të Nëntorit”, pjesmarrës ishin këngëtarë të njohur matjan si Shkëlqim Farrici, Sabie Rami e Jola Muça. Ndërkohë, numra artistik u ekzekutuan edhe nga nxënës të shkollave 9-të vjeçare të kësaj bashkie. Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha tha se këto data janë shumë të rëndësishme për historinë tonë ndaj duhej përkujtuar ashtu siç e meritojnë.

Të pranishëm në këtë aktivitet festiv ishin edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Valentina Haliti, Nënprefekti i Matit, hasan Pasha, Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Klos, Valbona Kola, nënryetarja e Bashkisë Adelina Laçi etj. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh pandemia ka kufizuar evenimente të tilla me përmasa më të mëdha, dhe se duhen zhvilluar më shpesh.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të LANC-it Mat, përshëndeti nënkryetari Besim Balliu.

Pas fjalëve përshëndetëse, skenën e pushtuar nxënësit e shkollave të Bashkisë Klos, të cilët performuan numrat artistik në këngë, valle, recitime etj.

Krahas festivalit, në Klos u zhvillua panairi agro-ushqimor me pjesmarrjen jo vetëm të shkollave, por edhe të fermerëve të zonës të cilët ekspozuan produktet e tyre për pjesmarrësit.