Ballina Qarku Diber MAT Festival Kënge për Fëmijë, Sefgjini fton nxënësit që të bëhen pjesë

Festival Kënge për Fëmijë, Sefgjini fton nxënësit që të bëhen pjesë

0

Të gjithë fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e 9-të nga të gjitha shkollat e Matit, mtë cilët kanë talent në artin e muzikës si solist, mund të bëhen pjesë e audicioneve që zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat. Drejtoresha e këtij institucioni, Anduena Sefgjini tha se përzgjedhja e solistëve të vegjël, po bëhet në kuadër të organizimit të Festivalit të Këngës për Fëmijë që rikthehet pas afro tre dekadash. Veç solistëve, audicionet poi zhvillohen edhe për ndërtimin e një kori prej 40 fëmijësh. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini ftoi të gjithë fëmijët që mendojnë apo janë identifikuar nga mësuesit e lëndës së muzikës se kanë talentë në këndim të bëhen pjesë.

https://youtu.be/j6mLYtJPhQs

  Nga ana tjetër, Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini, shtopi se audicionet janë të limituara, ndaj duhet nxituar për tu bërë pjesë e tyre.

Exit mobile version