Festat e fundvitit, Shehu: janë marrë të gjitha masat

Festat e fundvitit, Shehu: janë marrë të gjitha masat

Si çdo fundviti për shkak të festave rrugët e vendit tonë mbingarkohen për arsye edhe të ardhjen së emigrantëve pranë familjeve të tyre për të festuar ndërrimin e viteve. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, thotë se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në një periudhë kur pritet rritje e ndjeshme e numrit të emigrantëve që kthehen për të festuar në vendlindje.

Nga ana tjetër Prefekti Shehu theksoi se strukturat e Policisë së Shtetit janë në gatishmëri të plotë 24 orë, duke shtuar prezencën në rrugë, sheshe dhe zona me fluks të lartë lëvizjeje, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe garantimin e qarkullimit të sigurt.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të bashkëpunojnë me strukturat shtetërore për një fundvit të qetë dhe të sigurt.