Festat e fundvitit/ Kisha Ungjillore Burrel ndan dhurata për nxënësit e shkollave

0

  Me rastin e festave të fundvitit, Kisha Ungjillore Burrel edhe këtë vit ka vendosur të shpërndajë dhurata për nxënësit e shkollave në Bashkinë e Matit. Pas ndarjes së dhuratave në shkollat e tjera, këtë të enjte u shpërndanë pako edhe për nxënësit e klasave të para e të dyta të Arsimit Fillor në shkollën “Ilia Qiqi”, Burrel. Për ta bërë sa më të bukur atmosferën festive për ndërrimin e viteve dhe krishtlindjen, fëmijët i morën dhuratat e tyre nga “Babagjyshi i Vitit të Ri”.

Fëmijët nga ana e tyre falenderuan dhuruesit e pakove si dhe premtuan se do të mësojnë më shumë. Ndërsa pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri tha se këto dhurata janë për të treguar se në ditë festash duhet të gëzojmë të gjithë.

Pjesë e marrjes së dhuratave në prag të festave të fundvitit janë bërë edhe fëmijët me aftësi ndryshe.