Fermerët në pritje të subvencioneve

Fermerët në pritje të subvencioneve

Ndonëse jemi në ditët e fundit të vitit 2025, fermerët që kanë aplikuar për të përfituar nga skemat e ndryshme në Bujqësisë të akorduara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ende nuk kanë marrë paratë.

Burime për Mat Televizion thanë se ka ende shumë fermer të cilët nuk kanë marrë as këstin e parë të përfituar nga skemat e bujqësisë si tek nafta ashtu edhe tek skemat e tjera.

Në zyrat e ekstensionit Bujqësor në të gjithë vendin po përballen me fermerët të cilët po kërkojnë parat të cilat nuk ju kanë kaluar ende në llogaritë e tyre.

Të kontaktuar nga ana jonë drejtues të ekstensionit bujqësor thanë se një problematikë e tillë është shkaktuar edhe nga bankat e nivelit të dytë pasi ministria e Bujqësisë e ka dërguar fondin në banka, ku këto të fundit duhet t’i kalojnë në llogaritë bankare të fermerëve.

Një tjetër problematikë e ditëve të fundit të dhjetorit për fermerët ëështë edhe mosfunksionimi i sistemeve online si ai rud e sisteme të tjera që prej arrestimit të Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve dhe Informacionit.

Një pjesë e fermerëve duhet të presin vitin 2026 për të marrë subvencionet e bujqësisë që kanë aplikuar që prej Marsit të vitit 2025.