Rekamë

Sot ka qenë afati i fundit i aplikimeve për të përfituar naftën falas nga fermerët. Nuk dihet se sa ka qenë numri i aplikimeve pas shtyrjes së afatit nga ana e ministrisë së bujqësisë me datë 25 Shkurt. ndërkohë të gjithë fermerët që kanë aplikuar sipas rregullave të vendosura nga vetë ministria janë në pritje të marrjes së kartave e më pas të tërheqin naftën. Sulejman Leti nga fshati Gurrë e Madhe është një prej aplikuesve. Ai thotë se ka bërë aplikimin për 6 dynym tokë bujqësore dhe se është në pritje të marrjes së naftës.


Në fllim të këtij muaji numri i aplikimeve në Qarkun Dibër kishte shkuar deri në 850, ndërsa pritet që ky numër të jetë rritur ndjeshëm gjatë Marsit.