Ngricat që mbërthyen vendin për tre ditë me radhë gjatë muajit Prill kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme tek frutikultura në të gjithë Qarkun Dibër. Por më shumë të prekur janë Bulqiza e Dibra ku temperaturat zbritën disa gradë nën zero. Mentor Kurti nga fshati Shupenzë i Bulqizës thotë se pemtorja e tij nuk do të ketë asnjë prodhim këtë vit pasi u dëmtua e gjitha nga acari i Prillit. 1 mijë rrënjë kumbulla të cilat i ka të kultivuara, këtë vit nuk do të nxjerrin asnjë kilogram pordhim. Mentori shprehet se ndryshe nga vitit i kaluar ku pati prodhim të bollshëm dhe që e shiti në Tiranë, këtë vit as shpenzimet nuk do të mund t’i nxjerrë. Ffermeri Mentor Kurti shprehet gjithashtu se ka tentuar t’i mbrojë pemët e kumbullës nga ngrica por solucioni që merret në farmaci bujqësore nuk ka funksionuar.
Në situatë të ngjashme janë gjendur shumë fermer në të gjithë Qarkun Dibër, kryesisht ato të frutikulturës pasi ngrica dëmtoi pemët që kishin lulëzuar dhe ato që kishin nisur krijimin e frutit.