Ballina AKTUALITET Fermerët bëhen gati për mbjelljet e sezonit

Fermerët bëhen gati për mbjelljet e sezonit

0

Fermerët e luginës së Matit po bëhen gati për mbjelljet e sezonit pranveror. Por për të nisur mbjelljen shumë prej fermerëve ju duhen fidanët të cilët i marrin të gatshëm. Një nga prodhuesit e fidanëve të perimeve e zarzavateve është Xhabir Kurti nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos. Xhabiri thotë se paralelisht me sallatën jeshile të cilën e ka nxjerr në treg, po prodhon edhe fidanët e domateve, specave etj. Xhabiri tregon se pasi të mbarojë me shitjen e fidanëve do të kultivojë për tregti perimet në serën e tij. Me këtë punë thotë ai, siguron sadopak të ardhura ekonomike për familjen.

https://youtu.be/H5Kixw1jwZU

  Ndërkohë për fermerët është ende herët për kultivimin në ambjent të hapur pasi temperaturat gjatë natës janë të ulta, por mbajtja e fidanëve në minisera i bën ato t’i kenë gati për t’i mbjellë në natyrë të hapur.

Enver Doçi

Exit mobile version