Rekamë

Fermerët e luginës së Matit po bëhen gati për mbjelljet e sezonit pranveror. Por për të nisur mbjelljen shumë prej fermerëve ju duhen fidanët të cilët i marrin të gatshëm. Një nga prodhuesit e fidanëve të perimeve e zarzavateve është Xhabir Kurti nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos. Xhabiri thotë se paralelisht me sallatën jeshile të cilën e ka nxjerr në treg, po prodhon edhe fidanët e domateve, specave etj. Xhabiri tregon se pasi të mbarojë me shitjen e fidanëve do të kultivojë për tregti perimet në serën e tij. Me këtë punë thotë ai, siguron sadopak të ardhura ekonomike për familjen.

  Ndërkohë për fermerët është ende herët për kultivimin në ambjent të hapur pasi temperaturat gjatë natës janë të ulta, por mbajtja e fidanëve në minisera i bën ato t’i kenë gati për t’i mbjellë në natyrë të hapur.

Enver Doçi