Mat Tv është në ndjekje për problematikës së mbartur prej vitesh të udhëtimit në këmbë të 8 fëmijëve të “Kodra e Kukes” ne fshatin Plan i Bardhe, të Bashkisë Klos, për në shkollën e tyre në Kloskatund, duke përshkuar të pashoqëruar nga persona madhorë rrugën nacionale në mënyrë të pambrojtur. Këtë herë është njëri prej prinderve te femijeve te lagjes “Kodra e Kukes” që shprehet për mikrofonin tonë se nga ana e tyre është kërkuar prej vitesh që instancat shteterore të ndërhyjnë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Etmond Kuka bën thirrje edhe njëherë për zgjidhje, tashmë që dimri po afrohet dhe vështirësitë për lëvizjen e këtyre fëmijëve të mitur shtohen edhe më shumë.
Nëse nuk ndërhyhet edhe këtë herë Kuka thotë se do te jene te detyruar te nderpresin arsimin e femijeve te tyre.
Mat Televizion do të vijojë ta ndjekë këtë problematikë sociale të mprehtë, deri në zgjidhjen e plotë të problematikës së krijuar për sigurinë e jetës dhe të shkollimit të 8 fëmijëve të lagjes “Kodra e Kukës” në shkollën e Kloskatundit, të Bashkisë Klos.