Fëmijët e Bulqizës festojnë 1 Qershorin, Kryebashkiaku Lefter Alla i pret në zyrën e tij
Alla i prêt në zyrën e tij
Fëmijët e Bulqizës e kanë festuar ndryshe këtë vit festën e 1 Qershorit. Një pjesë e tyre patën mundësinë të vizitojnë ambjentet e brendshme të Bashkisë Bulqizë. Fillimisht fëmijët u njohën me ambjentet e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, e më pas u pritën në zyrën e tij nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla. Pas vizitës në këto ambjente, festa e fëmijëve të Bulqizës u zhvendos në pedonalen para godinës së bashkisë ku ishte përgatitur edhe numra artistik sipas shkollave. Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfrytëzoi festën e 1 Qershorit për tju premtuar fëmijëve të qytetit të minatorëve një park lojërash i cili i ka munguar gjithmonë këtij qyteti.
Më pas festa ishte e gjitha për fëmijët të cilët interpretuan numra artistik në prani të prindërve të tyre, drejtuesve vendor por edhe shumë qytetarëve të tjerë të cilët u grumbulluan për t’i dhënë më shumë atmosferë kësaj dite.
Aktivitete të tjera festive janë zhvilluar edhe në shkollat jashtë qytetit të Bulqizës.