
Familjet shqiptare e paguajnë energjinë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit. Shifrat bëhen të ditura nga Eurostat, që ka publikuar statistikat për çmimin e energjisë për familjarët, duke mos përfshirë taksat që përfshihen në faturën që paguan konsumatori.
Sipas Eurostat, një familje shqiptare e paguan energjinë me shtrenjtë se sa Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova, e cila ka dhe çmimin më të lirë në rajon.
Një raport i Komunitetit të Energjisë nënvizon se Shqipëria paguan më shtrenjtë se të gjitha vendet e marra në analizë pjesën e sigurimit të sasisë së energjisë që duhet për konsum
Raporti nënvizon se edhe bizneset në Shqipëri e paguajnë energjinë më shtrenjtë se rajoni.about:
“Në vendet e marra në analizë pjesë e Komunitetit të Energjisë ka ndryshime sa i takon pjesëve përbërëse në një faturë energjie. Pjesa e treguesit të energjisë në faturën përfundimtare ishte më e lartë në Shqipëri me 63% për qind dhe më e ulëta në Serbi me 34%”, thuhet në raport.
I njëjti analizon edhe kostot e energjisë për konsumatorët e biznesit duke nënvizuar se në Shqipëri ata kanë paguar sërish më shtrenjtë.
Çmimet më të ulëta të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike industriale ishin në Gjeorgji, ndërsa çmimi më i lartë për konsum industrial u raportua në Shqipëri.