Familjet e izoluara në Rripë, bëjnë sërisht apel për ndërhyrje

0
15

Më shumë se 20 familje në dy lagje të fshatit Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë Klos, vijojnë të jenë të izoluara. Shembja e dy masiveve dheu në lagjen “Pjetri” ka bërë që rruga automobilistike të bllokohet totalisht. Ndonëse kjo situata i shoqëron ato prej më shumë se tri javësh, ende nuk ka ardhur asnjë zgjidhje. Familjet vijojnë të jenë të izoluara për lëvizjen me makina, ndërsa banesat e stalla e bagëtisë të jenë të rrezikuara nga shembja. Rikthimi i reshjeve të dendura të shiut gjatë kësaj jave i ka frikësuar më shumë familjet e rrezikuara. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa nuk janë shkaktuar dëme të mëdha.

Për shkak të rrezikut të shembjes së stallës së bagëtisë, familja “Pjetri” është detyruar që kafshët shtëpijake t’i strehojë në një prej dhomave të shtëpisë ku jetojnë vetë.