
E vetmja dritë jeshile për të gjitha familjët e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 kryesisht në Bashkinë e Klosit, mbetet premtimi se në muajt Shkurt e Mars të vitit të ardhshëm do të marrin kompensimin monetar. Por këta familje është festa e tretë e ndërtimit të viteve që duhet ta kalojnë në çadër. Për Prefektin e Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, ky nuk është problem i autoriteve, por zgjedhje e vetë atyre familjeve që nuk kanë shkuar në banesa me qera, për të cilin ju paguhet bonusi i qerasë, por vijojnë të rrijnë në çadër.
Nga ana tjetër, Prefekti Shehu shprehet se në muajt Shkurt e Mars të vitit të ardhshëm, do të kompensiohen financiarisht të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në Qarkun Dibër.