Familja Tola e cila humbi 3 anëtarët e saj një ditë më parë në menyrë të dyshimtë ka hapur dyert e mortit duke pritur qindra njerëz për ngushëllime.

Të afërm të familjes të cilët kanë asistuar të parët paraditen e së premtes ku konstatuan trupat e pajetë të Rajmonda, Rudina e Fatjon Tolës thanë se nuk kanë gjetur bombul gazi në dhomën e gjumit ku janë gjetur katër pjestarët e familjes mes tyre edhe vajza e vogël Merita e cila është e vetmja e mbijetuar në këtë tragjedi.

Ndërkohë që familjarët thanë se dyshimi bie mbi ushqimin që kanë gjetur aty.

Vajza 15 vjeçare Merita ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin “Nënë Tereza”.