Familja Kurti, në fshatin Midhë, të njësisë administrative Komsi, në bashkinë Mat, prej mëse një jave është e detyruar të jetojë në haur, pasi banesa e tyre është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndonëse përfaqësues të Bashkisë Mat i kanë parë nga afër dëmet që ka sjellë tërmeti në këtë banesë, familjarëve nuk u është dhënë asnjë rrugëzgjidhje nëse është apo jo e banueshme shtëpia e tyre. Në kushtet kur kësaj familje i mungojnë të ardhurat për ta ndërtuar vetë banesën, ata kërkojnë që grupi i ekspertëve të vijë e ta vlerësojë në vend banesën si dhe të dalë në një konkluzion nëse mund të jetohet në të apo jo.

Familja Kurti në fshatin Midhë të njësisë administrative Komsi, kërkon që Bashkia Mat të marrë masa sa më parë për strehimin e 5 anëtarëve të kësaj familje siç po ndodh në Durrës, e Thumanë, pasi dhe dimri po afron duke e pasur krejt të pamundur të jetojnë në haurin e bagëtive, pasi dhe kryefamiljari është preson i sëmurë.
Dritan Kurti