Ballina SOCIALE Familja Ismaili në gjendje të mjerueshme, apelon për ndihmë

Familja Ismaili në gjendje të mjerueshme, apelon për ndihmë

0


Kjo është banesa e familjes Ismaili prej gjashtë antarësh në lagjen “Gjok Doçi” të qytetit të Peshkopisë. Banesa e kësaj familjeje është totalisht e pabanueshme pasi ka çarje kudo. Por si të mos mjaftonte kjo, dyer, dritare, orenditë shtëpijake janë totalisht të shkatërruara, ndërsa kushtet higjenosanitare janë të tmerrshme.

https://www.youtube.com/watch?v=ppR7cVV81UY

Kryefamiljari, Luan Ismaili thotë se për familjen e tij nuk ka menduar askush edhe pse ka bërë disa herë kërkesë në Bashkinë e Dibrës, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, e jo më të ketë përfituar banesë sociale si shumë të tjerë.

Luani tregon se të gjitha këtyre problemeve, i është shtuar edhe heqja e kempit për bashkëshorten, Marjanën. Kjo sipas tij e ka rrënuar akoma edhe më keq gjendjen ekonomike të familjes prej 6 antarësh.

Luani kërkon ndërhyrjen e instancave shtetërore, që familja e tij prej 6 anëtarësh të mos jetojë në këto kushte ekstreme të varfërisë dhe mjerimit.

Exit mobile version