Rekamë

  Ndryshe nga shumë turist të tjerë të cilët i kalojnë pushimet nëpër hotele, kjo familje e cila vjen nga hollanda ka vendosur ta marrë shtëpinë me vete. Ata i kaklojnë pushimet pikërisht në makinën e tyre e cila është në formë shtëpie. Përveçse udhëtojnë me të në vende të ndryshme, ky automjet është edhe banesë për ta. Duke qenë se ata do të nisin punën në muajin Korrik, kanë vendosur që periudhën deri atëherë ta kalojnë duke pushuar në vende të ndryshme. Pim dhe Lika kanë me vete edhe fëmijët të cilët po e shijojnë udhëtimin e nisur prej javësh, ku ndalesa e radhës ishte në fshatin Erebarë të Dibrës.

“Kemi 2 jave që jemi në Shqipëri. Fillimisht shkuam në Ksamil, pastaj për në Vlorë, nga aty në Berat, pastaj Pogradec, pastaj në parkun e Shebrenikut dhe tani jemi këtu. Na pëlqen shumë Shqipëria, natyra është shumë e bukur. Më pëlqen që mund të bëj kamping ku të dua dhe ju jeni kaq mikpritës. Është shumë bukur. Është shumë më mirë të udhëtosh me fëmijët. Sepse është edhe më e lehtë të lidhesh më banorët këtu pasi fëmijët tanë luajnë me fëmijët vendas. Na pëlqen shumë ushqimi tradicional shqiptar. Psh: byreku, djathi i bardhe, Rakia, peshku Koran nga liqeni i Ohrit, dhe mishi i qingjit nga parku. Po udhëtojmë avash, dhe ndalojmë diku ku na pëlqen për ta shijuar siç duhet. Do rifillojmë punën në Korrik, kështu që kemi dhe një muaj kohë dhe pastaj do të rikthehemi sërish për në Hollande. Kështu që këtu do të qëndrojmë ndoshta 1-2 javë”.

  Familja Hollandeze pritet t’i mbyllë pushimet e nisura vetëm me shqipërinë për tu rikther në vendin e saj me energji të reja.