Kjo është banesa e familjes së Ismail Fikut nga fshati Godvi i Zerqanit në Bashkinë e Bulqizës. Familja prej 5 anëtarësh ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është në rrezik shembjeje.
Ismaili tregon se dëmtimi i banesës ka nisur fillimisht nga rrëshqitja e tokës, ndërsa tërmeti i fundit, ka bërë që ajo të bëhet toalisht e pabanueshme. Ai thotë se Bashkia e Bulqizës i ka dërguar një çadër në të cilën jetojnë prej muajsh, por nuk i kanë gjetur zgjidhje përfundimtare.
Për Ismailin familja e tij ka mbetur në mëshirë të fatit pasi Bashkia e Bulqizës nuk i ka gjetur strehim apo ta ketë dëmshpërblyer për banesën e cila ka rrezik për të banuar në të.
Ismaili kërkon ndihmën e instacave vendore e qëndrore në mënyrë që familja e tij të mos e kalojë dimrin nën çadër.