Rekamë

Familja Bruka në fshatin Bushkash të Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit, bën apel për ndihmë. Bashkëshortët Nikoll e Dila Bruka jetojnë të vetëm në një banesë të shkatërruar dhe pa të ardhura ekonomike. 3 mijë lekë të rinj në muaj marrin nga ndihma ekonomike dhe këto janë të ardhurat e vetme të kësaj familjeje. Bashkëshortët mundohen të bëjnë punë të tjera për të nxjerrë të ardhura por prej 8 muaj kryefamiljari Nikoll Bruka ka pësuar një trumpozë e cila i ka dëmtuar gjymtyrët e poshtme, duke i dhënë vështirësi në lëvizje. Vetë Nikolla thotë se nuk ja del dot me aq të ardhura dhe se banesa është drejt rrënimit.
Edhe e zonja e shtëpisë Dila thotë se spo ja dalin dot me aq të ardhura, pasi duhet të ushqehen, të paguajnë drita apo të marrin medikamente.
Bashkëshortët Nikoll e Dila Bruka nga fshati Bushkash në Bashkinë e Matit bëjnë apel që të ndihmohen nga instancat shtetërore apo të gjithë ata që kanë mundësi, pasi gjendja e tyre ekonomike është tejet e rrënuar.