Familja e Hazis Bakut nga Gurra jeton prej tre muajsh nën çadër pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar. 6 anëtarët e kësaj familjeje që prej rënies së tërmetit jetojnë në në një sipërfaqe prej rreth 6 metër katrorë.
Vetë kryefamiljari Hazis Baku shprehet banesa e tij u bë e pabanueshme nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit të fundvitit të kaluar, ndërsa shprehet se është i kënaqur me ndihmën e dhënë nga pushteti vendor e ai qëndror, por ende nuk e din se kur do të ketë një banesë të re.
Banesa e familjes Baku është tërësisht e pabanueshme e në këto kushte familja duhet të durojë edhe temperaturat e larta të verës, siç ka duruar temperaturat e ulta të këtij dimri.