Nuk harrohet lehtë plangprishësi pa punë e me moshë 21 vjeçare dhe peshë 121 kilogramë që fshinte djersët e ballit me kartmonedhën 500 euro. Djali i vetëm i ish guvernatorit burgaxhi të Bankës Shqiptare, pas arrestimit të babait nuk vajtoi burgosjen por u bë biznesmen. Hapi në Tiranën e Re restorantin e shtrenjtë “Rixhi’s” ku një hamburger kushtonte vetëm 17 mijë lekë. Pretendonte se do kishte klientë veç Vip-ave të kryeqytetit edhe aktorët e politikës, aktorët e Teatrit Kombëtar e madje edhe ata Hollywoodit. Por planet iu shkërmoqën ashtu siç iu shkërmoq lavdia fallco e familjes së tij.
I mbytur në borxhe ndaj të tretëve: furnitorëve, punëtorëve dhe organeve tatimore, Erik Fullani ka mbyllur tashmë bisneset i falimentuar totalisht. Pas arrestimit të babait Ardian Fullani, pas largimit të nënës së tij nga Gjykata e Lartë Ariana Fullani, i treti i vërteti në listën e dështimeve parakalon “i fundit Fullan” që deri dje na kërcënonte ne gazetarëve pse e bëmë të famshëm dhe ia zgjatëm ymrin e njohjes me 6 vjet intubim. Madje edhe ne gazetarëve na ka shumë borxhe por po ia falim.
Po ti Armand Shkullaku si miku i ngushtë i Fullanëve që ke qenë, po e lexon këtë lajmin tim?
😉✌