
Burreli tashmë gjendet vetëm 1 pikë larg vendit të parë, Dinamos. Skuadra matiane arriti të fitonte bindshëm në transfertë duke mundur 4-0 skuadrën e Veleçikut. Festim Miraka është një nga lojtarët e Burrelit që po jep kontributin e tij për arritjen e objektivave.
Në një lidhje direkte me emisionin “E hëna sportive”, “gardiani” e nisi me batutë, ndërsa tregoi se ky ekip është ndërtuar për t’u ngjitur në Superiore.
“Meqenëse m’u dha rasti po i them profesorit faleminderit. (Qesh) Ç’është e vërteta ne kemi bërë një skuadër me objektiva të mëdha. Edhe në merkato është ndërhyrë për të arritur pse jo elitën. Kemi bërë gabime rrugës, por besojmë se do t’i riparojmë. Me humbjen e Dinamos dje jemi afruar dhe jemi vetëm 1 pikë larg. Do të luftojmë deri në fund për të arritur objektivin madhor”, tha ai.