“Faleminderit Hungari”, Péter Magyar i sigurt në fitore, poston mesazh në rrjetet sociale
Udhëheqësi i opozitës Péter Magyar, duket i sigurt në fitore, pas rezultateve që deri tani e nxjerrin fitues partinë Tisza në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan në Hungari këtë të diel. Në një mesazh të shkurtër por domethënës, në rrjetin social facebook, Magyar shkruan: “Faleminderit Hungari”. Partia opozitare Tisza ka mundësi të sigurojë shumicën prej 2/3, tregojnë rezultatet e para pas numërimit të pothuajse gjysmës së votave. Me gati gjysmën e të gjitha votave të numëruara (45.71%), partia opozitare Tisza është tani në rrugën e duhur për të marrë 135 vende – shumicën shumë të nevojshme prej 2/3 – në parlamentin e ri me 199 vende. Fidesz e Viktor Orbán ka rënë në 57 vend, dhe Mi Hazank e ekstremit të djathtë në 7.