Erion Braçe Shpreh Ambicien për Bashkinë e Tiranës, Kërkon Mbështetjen e Socialistëve

Erion Braçe Shpreh Ambicien për Bashkinë e Tiranës, Kërkon Mbështetjen e Socialistëve

Deputeti Erion Braçe ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Braçe theksoi nevojën për një organizim ndryshe, duke deklaruar: "Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…"

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vazhdon të konsiderojë ministren Ogerta Manastirliu si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit.

Braçe, i cili u zhvendos nga zona e tij elektorale në Divjakë drejt njësisë nr. 5 në Tiranë, siguroi mbi 23 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit, duke forcuar ndjeshëm pozitat e tij politike në kryeqytet.