Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje, ku një person mësohet se është goditur me armë zjarri dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekbibaj të Tropojës
I plagosuri është Mark Peplekaj, 28 vjeç, i cili është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
Ky I fundit dyshohet se është goditur me qytë pistolete.
Ndërkohë që mësohet gjithashtu se është vënë në pranga autori i ngjarjes emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
I plagosuri thuhet se ka marrë një plagë në kokë.
Burimi: Syri