Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për përndjekje dhe kërcënim.
Nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, u bë u mundur kapja e shtetasit në kërkim Leonard Lici, 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Keqpërdorim i thirrjeve telefonike”, “Përndjekje”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtje pa leje” . (foto ilustruese)
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim pasi në kohë të ndryshme ka përndjekur dhe kanosur për jetën shtetasin H.M. Gjithashtu ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur.