Ballina POLITIKE Emri i Metës në dosje, reagon Kreshnik Çollaku: E papranueshme që të...

Emri i Metës në dosje, reagon Kreshnik Çollaku: E papranueshme që të ulem në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të Sigurimit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të Sigurimit të sistemit që persekutoi gjysmën e familjes së tij apo dhe gjysmën e shqiptarëve.

Përmes një postimi në “Facebook” Çollaku shkruan se Shqiperia duhet të pastrohet nga kanceri i sigurimit të shtetit.

“Elami Hado eshte gjyshi im,i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit.

Eshte e papranueshme qe une sot si deputet te ulem ne te njejten salle me bashkepuntore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetem gjysmen e familjes time por gjysmen e shqiptareve.

Shqiperia duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo eshte detyre jo vetem e deputeteve te kuvendit te Shqiperise por e cdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerezore.

Ky eshte nje amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu”, shkruan deputeti i PD.

Exit mobile version