Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Durrës. 45-vjeçari Lulzim Cuko ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij Manjola Cuko.

Pas krimit Lulzim Cuko është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Po ashtu një tjetër detaj rrëqethës është fakti se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të çiftit. Mësohet se familja kishte ardhur nga Peshkopia, për të jetuar në Xhafzotaj .

 “Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.– njofton policia.