Një sasi prej 1.3 tonë kokainë që kishte kaluar ditën e sotme nëpërmjet Shqipërisë, u kap sot në një magazinë frutash pranë Shkupit, falë një bashkëpunimi të disa policive.

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme mësohen edhe emrat e personat të përfshirë në kokainën që vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion qytetin Koper në Slloveni.

Në pranga mësohet se kanë rënë porositësit e kontejnerëve me banane, të cilët janë dy vëllezër Sejdullah Hebibi dhe Enver Hebibi.

Shoferi i kontejnerëve me banane, Jovan Kosovic nga Mali i Zi, së bashku me personin tjetër që ndodhej në kamion, Jetmir Hebibin.

Personi i pestë i ndaluar mësohet se është shqiptaro-maqedonasi Rauf Ismani i cili ishte me një furgon para kontejnerit.

Kompania e bananeve është “Baniks LTD”.

Gjatë rrugëkalimit në Shqipëri shoferi i kamionit ka bërë vetëm dy ndalesa, për tu furnizuar me karburant dhe një tjetër për të pirë kafe.

Burimi: Syri