
Mediat sociale duket se janë kanalet e përdorura nga trafikantët e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Mediat angleze kanë shkruar për faktin sesi trafikantët shqiptarë përdorin rrjete të ndryshme sociale ku publikojnë momente nga kalimi i emigrantëve me kamionë, kundrejt pagesës prej 20 mijë paund.
Në artikull theksohet se mafia shqiptare e përdor Tik-Tokun si një mënyrë për të reklamuar punën e tyre duke vendosur momente nga transporti i personave nga Shqipëria në Britani.
“Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM.”