Biznesmeni Arben Frroku i denuar ne Shqiperi me burg perjete per vrasjen e kryekomisarit Drtian Lamaj eshte denuar me 18 vite ne Holande, duke i shpetuar keshtu esktradimit ne Shqiperi.
Vendimi i gjykates holandeze u bazua ne argumentin se pas ekstradimit ne Shqiperi Frroku mund te ishte objekt i gjakmarrjes.
Gjykata e Hagës pak kohe me pare ne nje vendim te sajin u shpreh se ekstradimi i tij do të ishte në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Arben Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013.
Ne Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas nje kalvari gjyqesor, ndwrsa Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda e rrezoi kete vendim.
Pasi doli nga qelia ai shkoi drejt Holandes me pashaporte greke ku u arrestuar ne 2016.
Më 12 shkurt të 2016 gjykata e Strasburgut dha vendimin që Frroku të mos ekstradohej drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.
Arben Frroku eshte i vellai i ish deputetit mirditor Mark Frroku, i cili hyri ne parlament si deputet i kristiandemokrateve me mbeshtetjen e Partise Socialiste ne 2013.