
Është arrestuar nga ana e Policisë Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, që dyshohet se vrau dy të rinjtë në Malësinë e Madhe. Rrok Pepaj është arrestuar, pasi sipas Policisë ka qenë në dijeni të ngjarjes, dhe nuk ka treguar të vërtetën përpara hetuesve për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepës. Pepaj ka qenë personi që gjatë ditës së djeshme, edhe në prani të priftit të fshatit, arriti që të çonte në drejtim të parcelave me kanabis, ku u gjetën edhe trupat e të rinjve punonjësit e Policisë. Pepaj ka thënë se djalin e tij e kishin lënduar shumë keq, dhe nuk e përjashtonte mundësinë që ti kishte vrarë dy të rinjtë e tjerë në nerva e sipër.