Ekzekutimi i dibranit Bledar Muça, Artan Hoxha niset drejt vendit të krimit
Gazetari investigativ Artan Hoxha është nisur drejt Anverse, Belgjikë, vetëm pak ditë pasi një atentat që iu bë Bledar Muçës.
Atentati i mori jetën krahut të djathtë të fisit Çapja, Bledar Muçës, e fill pas kësaj Hoxha ka mbërritur në vendin e krimit.
Ai ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale për ta dokumentuar këtë udhëtim.

Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë, Anverse. Ai ishte me nënshtetësi britanike, por dispononte edhe një pasaportë bullgare, kështu që identifikimi i Muçës u bë përmes shenjave të gishtërinjve. Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.
Bulqizainfo