
Pas takimit të zhvilluar me delegacionin e Këshillit të Europës të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha anëtarja e kryesisë së Partisë demokratike, ish deputetja e Matit, Dhurata Çupi dha një intervistë eksluzive për “Mat Tv”
Çupi tha se gjatë këtij takimi u diskutua me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape për rrugën për daljen nga kriza përmes zbatimit të standardeve demokratike europiane.
Një pikë e diskutuar gjatë në këtë takim, tha Çupi, ishin edhe zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku sipas saj është cënuar rëndë autonomia vendore.
Ish deputetja e qarkut të Dibrës shtoi se pas këtij takimi me delagacionin e Këshillit të Europës, zgjedhjet e parakohshme mund të bëhen pjesë e tryezave të diskutimit mazhorancë – opozitë pas datës 15 mars, kur pritet të përfundojë dhe reforma zgjedhore, me pjesëmarrjen edhe të Partisë Demokratike.