Ballina SPORT Ekipi i tij barazoi me Burrelin, Gjyla: Matjanët i mposhtnim nëse tregonim...

Ekipi i tij barazoi me Burrelin, Gjyla: Matjanët i mposhtnim nëse tregonim profesionalizëm

0

Ilir Gjylën e kënaq pika, megjithatë ndonjë kritikë edhe e ka. Trajneri i Lushnjës evidenton se skuadra mund të kishte fituar, pasi rastet nuk i munguan.

“Është pika e parë në transfertë dhe kemi thyer më në fund akullin. Kemi luajtur mirë, ndonëse u ndikuam disi nga terreni. Megjithatë, mund edhe të fitonim.

Mund ta kishim zgjidhur në fund, po të ishim pak më të kujdesshëm dhe më profesionistë. Por ashtu siç kishim mundësi ta ndëshkonim Burrelin, mund edhe ta pasonim.

Ishte një takim që një gol zgjidhte gjithçka. Dua t’i falënderoj çunat pasi treguan shpirt gare, por jo profesionalizëm. Duhet të kishim marrë tri pikët”.

Exit mobile version