Ekipi i Burrelit turpërohet 3 me 0 nga ekipi i rënë nga kategoria Maliqi

0

Ekipi i Burrelit eshte mundur 3 me 0 diten e sotme nga ekipi i Maliqit i cili prej javesh kishte rene nga kategoria. E pakuptimte kjo disfate e cila meriton nje analize te hollesishme nga kryesia e klubit qe po ashtu na kushtoi edhe fazen Play Off nga e cila mund te ngjiteshim hipotetikisht nje kategori me siper.

Ekipi i drejtuar nga Alcani u beri tifozeve matjan keshtu dhuraten me te shemtuar ne 100 vjetorin e Matit duke performuar plotesisht poshte pritshmerive.

Me siguri Burrelin e pret nje revulucion kete merkato verore pasi shum futbolliste pritet te largohen nga matjanet te cilet me siguri do kerkojne te tjere elemente.