Në Bulqizë po bëhet ndërtimi i fushës sportive për ekipin e këtij qyteti i cili aktualisht adreon në kategorinë e dytë. Investimi për fushën sportive të KF Bulqiza po bëhet nga disa aktor, mes të cilëve Bashkia Bulqizë, vëllezërit Ismail e Gjetan Keta të cilët kanë kontribuar në shumën e 4 milion lekëve të rinj si dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Deri tani sipas Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla është bërë e mundur që investimi të finalizohet me ndërtimin e tapetit të fushës i cili për shkak të temperaturave shumë të ulta gjatë dimrit, është vendosur të jetë sintetik.
Nga ana tjetër, Alla tha se për vitin e ardhshëm është planifikuar në buxhet ndërtimi i ambjeteve të dhomave të zhveshjes, tribuna, pankinat e rrethimi në mënyrë që të plotësohen standartet për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare.
Iniciativën e parë për ndërtimin e kësaj fushe e morën vëllezërit Ismail e Gjetan Keta 7 vite më parë. Të ardhurat që u grumbulluan nga ndeshja e zhvilluar në Bulqizë në vitin 2014, ato u dhuruan për ndërtimin e një fushe sportive për qytetin.