Të rinjtë e Burrelit morën një tri pikësh të rëndësishëm të dielën në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit përballë ekipit të Kukësit. Matjanët shënuan nga një gol për secilën pjesë kundrejt një goli të miqëve. Ka qenë Canameti i cili ka kaluar ekipin e tij të parin në avantazh në minutën e 23, duke mbyllur gjithë pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.

Në pjesën e dytë miqtë barazojnë me Shahun në minutën e 64-të. Kjo bëri që të rinjtë e drejtuar nga tekniku Alfred Stafasani të shtonin sulmet për të gjetur golin e fitores. Vetëm një minut para se të mbyllje takimi, është Stana që shënon golin e fitores duke i dhënë ekipit të tij një tri pikësh të rëndësishëm. Të rinjtë e Burrelit kanë arritur të sigurojnë vetëm 6 pikë në gjashtë ndeshje të luajtura deri tani.
/////////////////////////
Ndeshja mes të rinjëve të Burrelit ishte më interesante dhe me volum më të lartë loje se ndeshja e para të rinjëve ndaj Kukësit. Matjanët e U19 shënuan plot katër herë në portën mike duke marrë një fitore bindëse. Në 6 gola të shënuar në këtë ndeshje vetëm një i përket pjesës së parë. Është Saliaj që zhbllokon rezultatin në minutën e 36’.

Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazh të vendasve. Ndonëse në një terren të vështirë pjesa e dytë solli episode të shumta. Miqtë barazojnë shifrat me Shahun pas një penalltie të fituar prej tyre. Por gëzimi i kuksjanëve nuk do të zgjaste më shumë se 10 minuta pasi do të jetë Ronaldo Cevani i cili kalon Burrelin në avantazh. 8 minuta më vonë është Farruku që çon rezultatin në 3 me 1. Por ai nuk do të mjaftohej me këtë gol duke shënuar të dytin prej tij dhe të katërtin për ekipin vetëm pesë minuta pas golit të parë. Ndonëse gjithçka po mbyllej me rezultatin katër me një, janë miqtë që shënojnë të dytin gol të tyrin.

Jakup Ademaj merr një krosim dhe me kokë tund rrjetën e portës matjane. skuadrat nuk kishin më kohë pasi gjyqtari kryesor Gemi sinjalizon mbylljen e lojës. Ndryshe nga para të rinjtë në ndeshjen e të rinjëve u dha një lum kartonash të verdhë ku ndër të ndëshkuarit ishte edhe trajneri i Kukësit, Gëzim Shehu. Katër kartona u dhanë për ekipin matjan ndërsa tre për atë kuksjan.