Rekamë

Ka nisur që herët në mëngjes në Novi Sad të Serbisë, takimi mes Presidentit Aleksandër Vuccicc, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Takimi tre palësh synon integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, një propozimim i presidentit Vuccicc për krijimin e një “minishengeni”.
Kryeministri, Edi Rama mbërriti në Novi Sad mbrëmjen e djeshme, ku pati një darkë zyrtare me presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç.
Ky takim vjen në kuadër të një marrëveshjeje që pritet të nënshkruajnë tre liderët për një mini Shengeni Ballkanik.
Më herët, në muajin shtator, kryeministri Rama në një intervistë dhënë nga Nju Jorku për mediet, paralajmëroi takimin duke thënë se “në takimin mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut do të diskutohen hapat e bashkëpunimit midis vendeve, pra me fjalë të tjera, ideja e një minishengeni rajonal të cilin Rama e quajti një prioritet i një rëndësie shumë të veçantë.
Takimi ishte paralajmëruar gjithashtu nga presidenti serb Aleksandër Vuci, i cili i bëri thirrje edhe Prishtinës dhe Bosnje Herzegovinës që ti bashkohej minishengenit.