Edi Rama mban premtimin. Femijet qe "fluturan" nga pallati takohen me Cristiano Ronaldo dhe Buffon

Edi Rama mban premtimin. Femijet qe "fluturan" nga pallati takohen me Cristiano Ronaldo dhe Buffon

Kryeministri Rama ka mbajtur premtimin që u ka bërë dy vogëlushëve Alesio dhe Aurelit, të cilët për të shpëtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, u hodhën nga pallati, dhe fatmirësisht ja dolën të shpëtonin me lëndime të lehta. Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, të cilët Alesio dhe Aureli i kishin idhuj. Sapo filluan lëkundjet e tërmetit, ata u hodhën nga pallati, njëri nga kati i pestë dhe tjetri nga i treti. Kur Rama i vizitoi në spitalin e Traumës, Alesio dhe Aureli i thanë se ishin hedhur nga pallati pasi kishin idhull Ronaldon. Mbrëmjen e sotme Rama nuk ka nguruar dhe i ka çuar dy vogëlushët në Itali, për të takuar futbollistët e tyre të dashur.