Ballina SOCIALE Edhe në Krastë të Martaneshit shtohen listat në dyqane

Edhe në Krastë të Martaneshit shtohen listat në dyqane

0

Rritja e çmimeve të produkteve të shportës vijon të rëndojë qytetarët, sidomos ato me të ardhura të pakta. Këtë e faktojnë subjektet tregtare të cilëve po ju akomulohen lista të shumta me borxhe nga qytetarët. Qemal Kurti i cili ka një biznes ushqimor në qytetin e Krastës na thotë se muajt e fundit marrja e produkteve të shportës borxh po shtohet, saqë ka banorë të Krastës që kanë arritur të akumulojnë edhe deri në 2 milion lekë të vjetra borxh. Për Qemalin kjo është situatë e papranueshme jo vetëm se në këtë zonë ka me dhjetra subjekte minerare që xhirojnë miliona euro, por edhe për faktin se çmimet nuk po ndalen në rritje.
Faktin se borxhet e qytetarëve po rriten në dyqane e pranojnë edhe ata vetë. Sipas tyre, të ardhurat janë të pamjaftueshme ndaj detyrohen të marrin me listë.

Exit mobile version