Rekamë

Edhe në Klos ka përfunduar numërimi i votave të subjekteve politike për ndarjen e mandateve në Këshillin Bashkiak për mandatin e ri qeverisës. Partia Socialiste ka rrëmbyer shumicën e keshilltarëve prej 6 mandatesh, ndërsa mandatet e tjera janë ndarë mes partive të vogëla. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë vetëm dy mandate, ndërsa 1 mandat është marrë nga Partia Demokratike zyrtare.

Ndarja e mandateve sipas faqes zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për 21 vendet në këshillin bashkiak Klos është: koalicioni “Bashkë Fitojmë” 2 mandate, Partia Socialiste 6 mandate, Partia Republikane 1 mandat, Partia Demokratike 1 mandat, fryma e Re Demokratike 1 mandat, Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 1 mandat, Aleanca Arbnore Kombëtare 2 mandate, ndërsa nga një mandat fituan partitë Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Unitetit Kombëtar, Partia e Gjelbër, Partia Kombëtare Konservatore, Partia Kristiandemokrate dhe Ardhmëria Shqiptare.

Tashmë pritet që të mbahet mbledhja e parë për kostituimin e këshillit bashkiak, mbledhje në të cilën merr detyrën zyrtarisht edhe kryebashkiakja e Klosit e dalë nga zgjedhjet e 14 Majit, Valbona Kola.