Luhatjet e temperarturave po dëmtojnë edhe sektorin e bletarisë. Ata që merren me bletë thonë se ulja e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit në një kohë që ajo ishte gati të shtohet, po e dëmton shumë sektorin e bletarisë. Lazim Miftari, nga Dobrova e Dibrës, shprehet se dëmi mund të jetë i madh nga këto ndryshime klimatike të befta në këtë periudhë që bleta duhet të dalë në kullotë. Por kjo sipas tij pritet për tu parë pas pak ditësh.
Nga ana tjetër, bletari Lazim Miftari thotë se problem mbeten edhe preparatet e spërkatjes së pemëve frutore kur janë në lulëzim. Sipas tij, kjo po e dëmton rëndë bletarinë pasi nuk ka kontrollin e
Një tjetër shqetësim që ngre bletari Lazim Miftari është edhe subvencioni që merret për bletët. Dëmtimi që pësojnë bletarët në vendin tonë nga faktor të ndryshëm nuk merret parasysh nga shteti, ndryshe nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut ku nëse dëmtohet një koshere, shteti jep 325 euro.
Bletari Lazim Miftari kërkon nga shteti që të shtojë më shumë mbështetjen ndaj sektorit të bletarisë pasi po vihet në rrezik.