
Kategoria e Parë këtë sezon duket mjaft e fortë në të dyja grupet. Ajo që ka rënë në sy gjatë verës, është investimi që ka bërë skuadra matjane e Burrelit, krahas edhe Dinamos që është një markë në futbollin shqiptar.
Por, realisht duke parë merkaton, matjanët kanë qenë një hap para bluve, duke afruar lojtarë që kanë qenë në Superiore vjet. E pikërisht ecuria ka qenë mjaft e mirë në skuadrën e Samuel Nikajt që ka 19 pikë dhe një pikë më pak se Dinamo.
Burrelasit mbajnë vendin e dytë dhe nuk heqin dorë nga ngjitja direkt në elitë, dhe deri më tani nuk kanë asnjë humbje.
Në Grupin B, ajo që bie në sy është Egnatia, një skuadër e mirëorganizuar që në verë ka afruar lojtarë që kanë qenë titullarë në Superiore dhe trajner kanë Gugash Maganin, janë surpriza e grupit dhe pse bëjnë pjesë mes shumë ekipeve me traditë dhe fituese trofeshë edhe në elitë dhe nga ato që kanë lënë gjurmë në vendin tonë ndër vite.