E vuanin prej vitesh. Më në fund Gjorica me kanal vaditës

0
32

Njësia Administrative Gjoricë në Bashkinë Bulqizë, e njohur për tokën bujqësore nga më pjelloret në zonë dhe më gjerë, prej vitesh ka vuajtur për mungesën e ujit vaditës.banorët thonë se pas viteve 90-të, fshati mbeti në të thatë pasi veprat vaditëse dolën jashtë funksionit.

Ndërkohë, prej ditësh ka nisur puna për ndërtimin e kanalit vaditës me gjatësi 4.4 kilometra dhe një fond 42 milion lekë të rinj, që do të vërë në vaditje rreth 250 HA tokë bujqësore. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte vetë kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai tha se deri në fund të muajit do të ketë përfunduar si vepër ndërsa deri tani janë ndërtuar rreth 3.5 kilometra të këtij kanali.

Banorët e Gjoricës vazhdimisht janë ankuar për mungesën e vaditjes, duke bërë që tokat e tyre bujqësore t’i linin djerr.