Ballina AKTUALITET E vrau me 11 plumba. Identifikohet autori i ekzekutimit

E vrau me 11 plumba. Identifikohet autori i ekzekutimit

0

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së Hekuran Billës në Tiranë. Gazeta Mapo mëson se personi i shpallur në kërkim është vëllai i Prel Markut. Vrasja erdhi si hakmarrje pasi Hekuran Billa ekzekutoi Prel Markun në Angli, në vitin 2006.


Ende nuk dihen bashkëpuntorët e 34-vjeçarit Viktor Marku që qëlloi mbi Hekuran Billën. Policia nuk ka prova të mjaftueshme në dorë, por e ka shpallur në kërkim Viktor Markun, pasi nuk e ka gjetur në banesë dhe ka dyshime se ai organizoi vrasjen në mes të Tiranës.

Hekuran Billa u qëllua me 11 plumba te Komuna e Parisit në Tiranë. Ai gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që autorët pas ngjarjes dogjën makinën në Pezë.


Hekuran Billa u lirua vetëm 1 vi më parë nga burgu i Fushë Krujës, me një vendim të dyshimtë, pasi kishte edhe 5 vite për të vuajtur ende, pikërisht për vrasjen e Prel Markut në Angli.

Exit mobile version