E vështirë në Burrel. Trajneri i “Flamurtarit”Longo nuk heq dorë nga elita

0

Diego Longo nuk heq dorë nga ngjitja, ndonëse Flamurtarit i është larguar me 4 pikë që të çojnë direkt në elitë. E pranon se situata është ndërlikuar shumë pas barazimit në “Liri Ballabani”, por thekson se me Burrelin ishte tejet e vështirë.

Mendon se skuadra e tij mund të bënte edhe më mirë, ndërsa kërkon që të gjejnë sa më shpejt “formulën” për t’u përmirësuar.

“Burreli ishte një kundërshtar i vështirë, që në fakt ka mundur Dinamon në shtëpinë e saj dhe barazoi me Skënderbeun në këtë fushë. Mund të kishim bërë më mirë sidoqoftë dhe këtë e them pasi e kam parë skuadrën çdo ditë në stërvitje. Përkushtimi nuk mungon, po punojmë shumë, por duhet të gjejmë një mënyrë për t’u përmirësuar më shpejt dhe për të gjetur ekuilibrin tonë. Në këtë pikë që ndodhemi sezoni për ne mund të zgjasë.

Ne do të vazhdojmë të stërvitemi pa pushim, sepse në një mënyrë apo në një tjetër duhet ta rikthejmë këtë klub të madh në Superiore”, u shpreh enkas  italiani i stolit të kuqezinjve.