E rrahën në burgun grek derisa ndërroi jetë, dosja e shqiptarit Ilia Kareli del në Gjykatën e Apelit

0
10

Rasti i vdekjes së të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, i cili ndërroi jetë pas torturave në Burgun e Nigritës në Mars 2014, po rigjykohet tashmë në Gjykatën e Apelit në Selanik.

Në sallën e gjyqit janë ulur 13 ish-zyrtarë të burgut Nigrita, të cilët u dënuan në shkallën e parë me 5 deri në 7 vite burg, ndërsa njëri prej tyre u dënua me 3 vite burgim me kusht. Të gjithë ish-zyrtarët e burgut ishin të lirë në pritje të gjykimit të Apelit, me kushtin e vetëm që të mos largohen nga vendi.