Pak ditë pas vizitës së tij në disa parcela me kanabis, në Malësinë e Madhe, gazetari Artan Hoxha, ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku shkruan se tre persona janë zhdukur, dhe mund të jenë vrarë si pasojë e përplasjeve për të mbjellat. Hoxha disponon dhe emrat e personave që janë zhdukur, ndërsa shton se vetë banorët shprehen se, kanë dëgjuar të shtëna fillimisht në zonën e Ramzës, e më pas në fshatin Vrith. “Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe. Ndersa dy shtetasit e tjerë, janë Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt…”, shkruan Hoxha në postimin e tij, ndërkohë që shton se vijojnë kërkimet për trupat e tyre, pasi zona është shumë e thellë.
Postimi i plotë i gazetarit Hoxha:
Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe..
Policia në kërkim për trupat e 3 personave, dyshohen të jenë vrarë për parcelat me kanabis… Sa herë qe kanabisi gjelbëron kodrat dhe malet Shqipërisë, sigurisht pas tij, nuk vijnë vetëm milionat për botën e krimit dhe zyrtarët e korruptuar deri në palcë. Bashkë me kanabizimin, vijnë dhe viktimat e pazareve të prishura apo hesapeve të pambyllura. Ndërsa javët e fundit, po e qarkoja territorin e vendit, nga jugu në veri, për të dokumentuar situatën me kanabisin, ajo që i trembesha më shumë, ishin pikërisht, viktimat e këtij narko-operacioni. Sot pasdite më njoftuan se dy persona nga fshati Vrith dyshohen të jenë vrarë pranë një parcele me kanabis. Largësia nga Shkodra, e vendit ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, ma beri më të vështirë marrjen dhe konfirmimin e informacionit. Por dhjetëra forca policore ishin drejtuar që në orët e para të ditës në zonën e Razmës, ku dyshohej të kishte ndodhur krimi. Vetëm pak minuta më parë munda të konfirmoj plotësisht se kemi të bëjmë me një ngjarje me prmasa tragjike. Konkretisht me datë 3 tetor 2020, rreth orës 15:00, jane degjuar te shtena me arme zjarri nga banore te zones. Fillimisht eshte dyshuar se te shtenat kane ardhur nga persona, qe kane kultivuar parcela me lende narkotike ne disa zona te thella, ne fshatin Vrith. Duke patur parasysh se bima eshte ne fazen e pjekjes perfundimtare, parcelat ruhen nga roje te armatosur per te mbajtur larg grabitesit e kanabisit. Por pak ore pas te shtenave eshte konstatuar se tre persona, te aferm dhe kusherinj me njeri tjetrin, jo vetem nuk jane kthyer ne banesat e tyre, por jane zhdukur pa humbur gjurme. Menjehere ka nisur kerkimi i te zhdukurve nga familjaret e tyre, dhe kur nuk jane gjetur, eshte kerkuar ndihma e policise. Nga burime zyrtare konfirmohet se personat e zhdukur prej 36 oresh, jane shtetasit, Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20.11.1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe. Ndersa dy shtetasit e tjere, jane Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15.01.1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17.09.1995, kusherinj me njeri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe te aferm te Vilson Çutajt… Nga deklarimet e familjareve, deshmitareve dhe banoreve te zones, policia dyshon se keta shtetas jane vrare ne nje zone te thelle dhe trupat e tyre nuk jane gjetur ende. Kerkimet ne terren prej Komisariatit te Malesise se Madhe, trupave shtese te ardhura nga Drejtoria e Policise Shkoder dhe te afermve te viktimave, po vazhdojne edhe gjate nates…